Reagon Labinot Tahiri: Behgjet Pacolli është njeri i shenjtë

Ish-deputeti Labinot Tahiri e ka quajtur njeri të shenjtë Behgjet Pacollin, kreun e AKR’së përmes një shkrimi në Facebook.

Tahiri rikujton se Pacolli ka mbajtur mijëra studentë, ka ndërtuar shtëpi, ka nxjerrë nga lufa në Libi një vajze me emrin Habibe dhe një pilot që nuk i kujtohet emri. Behgjet Pacolli dha 1 milion euro për termet në Shqipëri.

“Kur i konvenonte Albin Kurtit që të bëhej Qeveria në vitin 2017 i shkonte në Hotel Swis, e sot thotë ta arrestojmë derisa JABLLANOVIÇIT i cili na i shau nanat tona i dhanë leje, e Behgjeti na i sheronte me miliona euro nënat e femijet tanë për me ju dal në ndihmë, tani paskan mbetur për leje me i dhanë apo mos me i dhanë, prap kjo quhet Hipokrizi”, ka shkruar ai.

Tahiri ka pasur një porosi edhe për u.d të Ministrit të Punëve të Brendshme.

“Ju kujtohet mirë kur ua kam dhënë votën për një person me e shkarkua që duhet të ipej se ashtu ishte realiteti, e dhash në bazë të korrektesisë sa ishim në Komision të punëve të brendshme!

Xhelal Sveçla, jam shqiptari i parë ku me para tê popullit e përkraha Albin Kurtin për fonde se e çmova tej mase aksionin e Kryeminstrit, morra dhe sharje por unë veproj drejt, e ti e ke bere tani emrin e Pacollit vetem lakim pershkak të Politikës.

Plot kriminelë e hajna ka në këtë vend, ka dhe qena, duhet me i arrestu që i shesin rinisē drogën si me shti tamel në fllanik dhe e dini ku jan, por nuk i arrestoni”, ka shkruar ai./mediafokus.info