Therret me thikë shkaku i borxhit
Një person në Gjakovë është therur me thikë për shkak të një borxhi, ka njoftuar policia.
Njoftimi i plotë i policisë:
Fsh. Molliq, Gjakovë 06.11.2021 – 11:55. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje rreth një borxhi e ka sulmuar me thikë viktimën mashkull kosovar duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore. Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. (foto arkiv)

