Ismaili: Hashim Thaçi i donte më shumë paratë, Albin Kurti e do pushtetin

Ish-deputeti i Vetëvendosjes, Fisnik Ismaili ka folur rreth dallimeve dhe ngjashmërive në mes të liderit të VV-së Albin Kurtit dhe ish-presidentit Hashim Thaçi.

Sipas Ismailit të dy këto figura kanë dëshirë ekstrem të madhe për pushtet.

“Me dasht pushtetin me çdo kusht për mua është pengesë. Me dasht pushtetin me çdo kusht dhe mos me zgjedh mjetin për me ardh aty, tregon se dikush po e don pushtetin ma shumë se të qenit i drejtë. Secili që mundohet me kap pushtetin për mua është i njëjtë. Jem tu fol për dy njerëz me apetite te ndryshme njëri ka pas apetit më shumë paren tjetri e ka më shumë pushtetin”, ka thënë Ismaili në “Dhoma e Rrëfimit”.

Ai ka shtuar se VV ka ndryshuar madje kjo është dëshmuar edhe në festën e fitores pas zgjedhjeve të 14 shkurtit.

“Momentin kur po i shoh duke thënë hajt se edhe tjerët kanë bërë qështu e shoh si problem. Edhe kjo ndodhi natën e parë kur fituan dolën me shllafjit me kerre mua më kujtohet se i kemi shajt e i kemi përbuzë po dilni me shllajfit me kerre, ne u patëm përbetu se s’kemi me bo ashtu”.