87-vjeçari dhe pasioni i tij për fyellin
Është 87 vjeç, por pasionin dhe dëshirën për t’i rënë fyllit e ka njësoj si ditën e parë.
Brahim Tema nga fshati Bicaj i Kukësit, dëshiron të krijojë edhe njëherë tinguj nga këto dy fyej shekullor që i ka trashëgimi nga babai.
I provoi disa herë, por vëren se ato janë dëmtuar.
Si i vetmi kujtim nga babai, Brahimi i ruan ato me fanatizëm. Ka dëshirë që edhe brezat t’i kenë trashëgim.
Rrëfimin e tij 87 vjecari e shoqëron me kujtime nga e kaluara, kur u njoh me këtë instrument të lashtë.
87 vjeçari, nga Bicajt tregon se me fyell ka kënduar edhe këngët e trimave të luftës së Lumës në 1912 dhe të ushtrisë serbe. /abcnews.al

