9 të vdekur me Covid, mes tyre edhe një 48-vjeçar

Gjatë 24 orëve të fundit kanë vdekur 9 persona me Covid, derisa 571 raste të reja kanë rezultuar pozitive nga 4.351 mostra të testuara.

Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë (80, 79, 66 vjeç), Ferizaj (80 vjeç), Gjakovë (65 vjeç), Lipjan (81 vjeç), Rahovec (48 vjeç), Shtime (81 vjeç), Vushtrri (58 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive është 97.467 nga 471.004 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2.

Numri i përgjithshëm i vdekjeve ka shkuar në 1.976.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 727 pacientë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është 81.561.

Numri i rasteve aktive është 13.930.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 195 raste, Ferizaj 60, Gjilan 51, Gjakovë 37, Pejë 30, Mitrovicë 29, Fushë Kosovë 22, Podujevë 21, Lipjan 19, Viti 16, Obiliq 14, Vushtrri 12, Prizren 11, Skenderaj 11, Deçan 7, Drenas 7, Klinë 5, Malishevë 5, Suharekë 5, Kamenicë 4, Rahovec 3, Istog 2, Kaçanik 2, Shtërpcë 2 raste dhe Shtime 1 rast.