Keni pritur gjatë për provimin e Jurisprudencës, ja kur mbahet

Ministria e Drejtësisë ka publikuar datën e mbajtjes së provimit të Jurisprudencës.

Siç bëhet e ditur nga MD, provimi do të organizohet më datë 4 dhe 5 shtator 2021.

“Provimi i Jurisprudencës me shkrim, tek lënda “E Drejta Civile” do të mbahet me 4 shtator 2021 (e shtunë), me fillim nga ora 09:00 dhe do të zgjasë 5 (pesë) orë.

Ndërsa tek lënda “E drejta Penale” do të mbahet me datë 5 shtator 2021 (e diele) me fillim në ora 09:00 dhe do të zgjasë 5 (pesë) orë.

Vendi i mbajtjes: Akademia e Kosovës për Siguri Publike në Vushtrri”, thuhet në njoftim./Mediafokus.info/