Gjykata Speciale refuzon kërkesën e Kadri Veselit për lirim nga paraburgimi

Gjykata Speciale ka refuzuar kërkesën e mbrojtjes së Kadri Veselit për lirimin e tij nga paraburgimi.

Ben Emmerson kishte kërkuar që klienti i tij të lirohet përkohësisht nga paraburgimi duke ofruar një listë me kushte që do të plotësoheshin nëse Veseli do të lirohej, njofton Klan Kosova.

Vendimin për refuzimin e kërkesës e ka marrë gjykatësi Nicolas Guillou.

Zyra e Prokurorit të Specializuar i kishte dërguar Gjykatës dokumente me argumente duke kërkuar që Veseli të mos lirohej, me arsyen se ekziston “një rrezik i vazhdueshëm për arratisje, që vetëm do të rritet nëse Veseli merr vesh të gjithë provat kundër tij”.