“Ksi daje kam pasë unë, shtegtar i rrugëve që i zgjedhte vetë”
Ramadan Ramadani (Dani) në rininë e tij thyente barrierat e një djali të një familje esnafësh. Kishte shpirt luftarak, ishte temperament e gjaknxehtë, të padrejten s’e duronte.
Ja si e përshkruan arkitekti Lulzim Behxheti dajën Dan.
“Isha vetem 4-5 vjeq kur Dani m’msojke me gjujt me allti. Duvarin e oborit te shpija e vjeter shosh’ e bojshmi. Edhe notin ma ka msu te bazeni i shehrit.
Kishte shoqni t’madhe, e mbaj mend Gipin me t’cilin hiq nuk pritojshin me bo diten ma interesant.
N’rini e pat shiju burgun. Një serbi iu kish pas merzit jeta e Dani i nimoj pak. Ishte koha e Rankoviqit kur dajen Dan ma mbyllen n’burg. Fatmirsisht Rankoviqi ra e Dani dul.
S’kishke mo sen qe e ndal Danin.
Familja u shperngul n’Prishtinë, e atje shpejt e mur nofken “strah i trepet”. Ka qene Marlon Brando i kohes, e mu m’kujtohet kur m’msojke me vozit me “fiqen” e kuqe. Qikat e mahalles dilshin n’dritare me këqyr Danin.
E fiqa aq shumë qe dëmtu qe s’u dijke a asht e kuqe a e kaft prej ndryshkit.
Edhe LP e Tom Jones m’kujtohet kur ia lshojke zanin n’kup t’qilles per inati t’nji kojshijes.
Mirpo si “outlaw” i politikes t’asaj kohe, njerzit e kanë dasht tej mase, i dashtun per t’vegjel e pleq.
Babgjyshin tem Zeqen e ngucke shum, ia permenke nifar Milke, e qe sot e asaj dite sun e mora vesh kush u kon ajo Milka e Banjes t’Siarines, garant naj bukuroshe se as Zeqa s’ka nejt urt.
Jam rrit thujase te dajt n’Prishtinë, m’ka msu Dani edhe per shumqka tjeter, m’ka dasht shum, edhe e kom dasht. N’at vakt rall kishte biciklla, e une e kisha Ponin qe ma blejti Dani.
Ksi daje kom pas une, ‘outlaw’ i kohes, shtegtar i rrugve qe ai vet i zgjedhke, trim e i beses, i forte e i papritushem.
Dan, dajko, po t’perqafoj me mall atje nalt ku je, allahile qatje barem rri urt se ki plot shoke, miq e dashamir qe jeni bashk tash.
T’pushoft shpirti i bardh n’drit t’amshimit o Dani jem”. /Mediafokus.info