Përleshje në qendër të qytetit në Gjilan

Para pak minutash ka ndodhur një incident në qendër të qytetit në Gjilan, për arsye që nuk dihen ende.

Mediafokus.info ka siguruar pamje të ngjarjes nga bashkëpunëtorët e tij, të cilët kanë qëlluar afër vendit të ngjarjes.

Sipas tyre, përleshja ka ndodhur afër kryqëzimit të rregulluar me semaforë në qendër të qytetit, brenda një veture, në të cilën është futur një person tjetër nga jashtë dhe ka filluar të përleshet fizikisht me drejtuesin e mjetit.

Policia ka ndërhyrë menjëherë dhe siç shihet ne foto, ka edhe të arrestuar. Detajet tjera pritet t`i japë policia. /Mediafokus.info