Haliti godet ministrin Arben Vitia: Ai nuk e njeh gjeografinë e Kosovës

Kritika të ashpra ndaj ministrit të Shëndetësisë ka lansuar të enjten kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, shkruan Mediafokus.info.

Ai e ka kritikuar ashpër ministrin Arben Vitia, duke thënë se e la pa e futur në karantinë Komunën e Kllokotit, që është në mes të Vitisë.

Haliti nuk po çuditet fort me faktin se akoma ministri i Shëndetësisë nuk e ka vizituar këtë komunë, derisa e ka tallur paksa.

“Ministri Vitia, duke se është i papërvojë në kuptimin organizativ në sferën e emergjencave dhe, me gjasë, nuk e njeh mirë gjeorafinë. Kur e ka propozuar për ta futur në karantinë Vitinë, e ka lënë Kllokotin në mes të Vitisë pa e futur në karantinë dhe ne kemi pësuar një izolim të dyfishtë”, ka deklaruar Haliti për portalin Mediafokus.info.

Haliti ka thënë se ky është lëshim i pafalshëm, derisa shpreson që minstri Vitia do ta mësojë në të ardhmen gjeografinë e Kosovës.

“Ky është një lëshim i pafalshëm i tij që ka bërë dëm qarkullimit për me funksionu pjesa vitale e qytetarëve, edhe në furnizim me miell, me artikuj ushqimorë dhe me barna esenciale. Por, shpresoj që ministri Vitia ka kohë dhe e mëson gjeografinë e Kosovës e na ndihmon në të ardhmen”, ka thënë Sokol Haliti, kryetar i Vitisë./Mediafokus.info/