99 km/h në vendbanim, kundërvajtësit i merret patentë shoferi për tre muaj

Policia në Gjilan, gjatë matjes me radar laserik ka identifikuar një automjet duke lēvizur me 99 km/h në zonën e limituar (vendbanim) në 50 km/h.

Njësiti rajonal i komunikacionit rrugor, ndaj kundërvajtësit ka shqiptuar gjobë 300 euro, tri pikë negative dhe masën mbrojtëse në afat prej gjashtë muajve, thuhet në njoftim. (foto ilustrim)