Zeka: O njerëz të mirë, ndihmojini familjet në nevojë pa bërë foto!

Izmi Zeka, ish-ministër i Brendshëm nuk ndihet mirë kur sheh pamje nga shpërndarja e ndihmave për nevojtarë.

Ai thotë se individët dhe familjet në nevojë duhet të ndihmohen pa bërë reklamë me rastet e tyre.

“O njerëz të mirë, ju lus që të keni konsideratë ndaj një shtrese në nevojë që gjatë ndihmës tuaj kushdo qofshin ata leni fotografitë dhe reklamat sepse po dëmtoni edhe ndihmën që po e bëni.

Keni konsideratë për këto familje, fëmijët e tyre se si ndihen para fotografive që ju i bëni. Ndihmoni ama keni kujdes se lëndoni shpirtin e tyre e sidomos të rinjve që ata ndjehen keq. Ndihmoni, ndihmoni, ndihmoni por leni fotografitë”, ka shkruar Zeka./mediafokus.info