Kryetari i Komunës dënohet me 500 euro gjobë

Gjykata Themelore e Prishtinës – Dega në Podujevë e ka shpallur fajtor dhe e ka dënuar me gjobë prej 500 Shpejtim Bulliqin, kryetar i Komunës së Podujevës.

Burimet e IndeksOnline brenda gjykatës kanë konfirmuar se aktgjykimi është dhënë me 1 mars të këtij viti apo një vit pas ndodhjes së rastit.

Sipas gjykatës, me datën 9 shkurt 2021, rreth orës 09:00, në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare, i pandehuri, pas një mosmarrëveshje gojore me Ramadan Zymerin, tani i dëmtuar, me dashje i shkakton lëndim trupor në atë mënyrë që e godet me grusht në fytyrë.

Sipas ekspertizës mjeko-ligjore i ka shkaktuar lëndime të lehta trupore me pasoja të përkohshme.