Shpresa Kurteshi-Emini: Lavdia e Agimit dhe heronjve tjerë sa vjen e rritet

Kryesuesja e Kuvendit Komunal të Gjilanit, Shpresa Kurteshi-Emini e ka rikujtuar heroin e kombit, Agim Ramadani, në 21-vjetorion e rënies së tij, pas një beteje të lavdishme me forcat serbe, në Koshare, që përfundoi me thyerjen e kufirit, i cili i ndante shqiptarët padrejtësisht.

Ajo ka thënë se heronjtë dhe dëshmorët janë më meritorët për lirinë e Kosovës, sepse u kryengritën kundër pushtimit dhe robërisë dhe me gjakun e tyre bënë që ne sot të jetojmë dinjitetshëm në shtetin e Kosovës.

“Heronjtë si Agimi e shumë shokë të tij, jo vetëm që nuk harrohen, por lavdia e tyre sa vije e rritet nga viti në vit”, ka shkruar Kurteshi-Emini në profilin e saj.

Ky është postimi i plotë:

Heronjtë dhe dëshmorët janë më meritorët për lirinë e Kosovës, sepse u kryengritën kundër pushtimit dhe robërisë dhe me gjakun e tyre bënë që ne sot të jetojmë dinjitetshëm në shtetin e Kosovës.

Pa dyshim se Agim Ramadani, është një nga figurat më emblematike në historinë më të re të popullit shqiptar në Kosovë, por edhe më gjerë.

Heronjtë si Agimi e shumë shokë të tij, jo vetëm që nuk harrohen, por lavdia e tyre sa vije e rritet nga viti në vit.

Në formë falënderimi, ne gjeneratat e reja jemi të obliguar ta bëjmë Kosovën ashtu siç e deshi ideali i tyre, lufta e luftëtarëve të UÇK-së krah me luftën paqësore të veprimtarëve të shquar të çështjes kombëtare!

Lavdi dhe nderimet më të larta, Komandant!/mediafokus.info