AAK bojkoton Kuvendin deri në votimin e Komisionit Hetimor për rrymën

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, e fuqizuar edhe një herë vendimin për mos prezencën e saj në seancat e Kuvendit të Kosovës, shkruan Gazeta Sinjali.

Kreu i AAK-së Ramush Haradinaj, në një konferencë për media tha se Qeveria ka bërë bllokimin e shumë projekteve si dhe propozimet e opozitës.

Haradinaj para gazetarëve përmendi projektin e gazit amerikan, ku për të cilin tha se kjo qeveri nuk është e vetëdijshme për dëmet që po i shkakton në pengimin e këtij projekti.

Tutje Haradinaj tha se bllokimi i formimit të Komisionit Hetimor Parlamentar mbi energjinë, përbënë një shkelje të rëndë nga Qeveria.

“Jemi të shqetësuar që qeveria po bllokon formimin e Komisionit Hetimor Parlamentar të energjisë të propozuar nga opozita. Ne e pyesim kryeministrin Kurti se pse po i bllokon këto nisma të opozitës e po ashtu edhe projektin madhor siç është ai i gazit”, tha Harindinaj.