Zgjedhja e kryesuesit të Kuvendit Komunal, publikohet vendimi i Apelit

Nënkryetari i komunës së Prishtinës, Alban Zogaj, ka publikuar aktvendimin e Gjykatës së Apelit, me të cilin refuzohet si e pabazuar ankesa e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, lidhur me zgjedhjen e Pellumb Bajqinovci si kryesues i Kuvendit Komunal të Kryeqytetit.

Më këtë vendim, sipas tij, vërtetohet edhe një herë se demokracia nuk mund të tjetërsohet.

“Ky është aktvendimi i Gjykatës së Apelit, me të cilin REFUZOHET si e pabazuar ankesa e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, lidhur me zgjedhjen e Pellumb Bajqinovci Kryesues i Kuvendit Komunal të Kryeqytetit. Dhe, me këtë, vërtetohet edhe një herë ajo që e kemi thënë nga dita e parë, se demokracia nuk mund të tjetërsohet, nuk e lejojmë!!!”, ka shkruar Zogaj në facebok.