Drita mposhti Malishevën, ngjitet në vendin e dytë

Klubi gjilanas FC Drita ka mposhtur me rezultat 3:1 Malishevën në gjiron e 30-të të Superligës së Kosovës.

Golat për ekipin vendas i shënuan Ajzeraj, Namani dhe Tahiri, ndërsa për mysafirët golin e vetëm e shënoi Hyseni.

Pas kësaj fitore, Drita ngjitet në vendin e dytë, me 55 pikë, ndërsa Malisheva qëndron në vendin e gjashtë, me 37 pikë.