Anglezët po analizojnë variante për të vazhduar premierë ligën

Koronavirusi ka ndikuar që të pezullohet edhe një nga ligat më të forta në futbollin evropian, siç është premierë liga.

Megjithatë, në Angli po studiojnë alternativat se si mund të rikthehen në fushën e lojës për të mbyllur kampionatin.

Sipas një opsioni, Premiere League mund të transformohet në një format të ngjashëm me atë të Botërorit për klube, 20 skuadra të izoluara për të zhvilluar 6 javë me dyer të mbyllura.

Sipas parashikimeve më të mira futbolli anglez mund të rikthehet mes qershorit dhe korrikut, ndeshje të cilat do të zhvillohen vetëm në disa stadiume të përzgjedhura.

Ky është propozimi i fundit i disa klubeve angleze për t’i dhënë fund këtij sezoni.

Parashikohet që klubet të izolohen në resortet e tyre, përfshirë edhe stafet mjekësore, prej nga do të dalin vetëm për të zhvilluar ndeshjet.

Megjithatë, është e pamundur të parashikohet nëse futbolli anglez do të rikthehet në fushë, pasi gjithçka varet nga gjendja e krijuar nga koronavirusi/mediafokus.info