Edhe banorët e Myçibabës aktivizohen në kërkim të Besnik Osmanit, i zhdukur në këtë zonë para një jave

Banorët e Myçibabës, ku prej një javësh është zhdukur 42 vjeçari nga Presheva, Besnik Osmani, janë vënë në kërkim të këtij personi prej tri ditësh.

Banorët kanë postuar edhe foto nga vendi ku është gjetur makina e Osmanit, i cili është zhdukur pa gjurmë dhe deri tani nuk dihet asgjë për të prej 24 marsit.

Sipas njoftimeve të familjarëve, Besniku ishte nisur atë me makinë prej Prishtinës për në Preshevë, por nuk kishte mundur të kalonte kufirin në Muçibabë.

Dyshohet se ai ka tentuar të kalojë kufirin në këmbë.

Luten të gjithë ata që mund të kenë ndonjë informacion për Besnikun, të njoftojnë në këta numra të telefonit:

00381 63 7759 499 dhe 00383 49 245 444

Besniku është i lindur më 12.05.1978, në Preshevë./mediafokus.info