Sondazh për autobusin: Ta lëmë apo ta heqim?
Kreu i Bashkisë së Tiranës ka hapur një sondazh në Twitter ku iu kërkon mendim qytetarëve të kryeqytetit nëse duhet të hiqet apo jo autobusi që u aksidentua një ditë më parë, i cili doli nga rruga dhe përfundoi në dy anët e Lanës.
“Teksa po përgatiteshim për të hequr autobusin mbi Lanë, shumë vetë propozuan ta lemë si një instalacion për kujdesin në timon e urë alternative mbi Lanë”, shkruan Veliaj në Tuitter.
Autobusi i Unazës dhe një makinë tip Benz u aksidentuan mbrëmjen e së premtes, ku 5 persona mbetën të lënduar.

