Ankohet Vucic: Zotërinjtë nga Prishtina nuk dëshirojnë dialog, shkojnë deri në marrëzi
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic, doli të mbajë fjalimin e paralajmëruar si historik ku do t’i adresojë çështjet me rëndësi për Serbinë. Ai e nisi duke u përcaktuar siç tha fuqishëm pro rrugëtimit evropian të Serbisë duke u tallur ca kur tha se ai nuk qeveriset nga emocionet por nga numrat që e tregojnë BE’’në si partnerin më të madh të tyre, transmeton Gazeta Metro.
“Ne kemi pasur biseda të rëndësishme si me përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtar, kishim edhe përpjekje të bisedimeve me përfaqësuesit e Prishtinës. Që prej se në pushtet është Albin Kurti, kemi rritje prej 50 % të sulmeve ndaj serbëve në Kosovë e Metohi. Çdo ditë shkelen normat e të drejtës ndërkombëtare. Sa i përket dialogut, ai gati se nuk ekziston. Jemi përpjekur të bisedojmë, ne i jemi qasur seriozisht edhe tani në Berlin, që edhe mbeti një përpjekje pasi zotërinjtë nga Prishtina në të vërtetë nuk e duan atë dialog. Asnjë sekondë se kanë dashur. Ata kanë refuzuar e kanë shkuar deri në marrëzi madje edhe komunikatën e përbashkët që do të duhej të ishte protokollare, edhe atë e refuzuan. Thoshin ‘pse shkruan Beograd dhe Prishtinë, përkatësisht Serbia-Kosova e pse jo Prishtina e Beogradi apo Kosova e Serbia, unë ia pranova e iu thashë s’ka problem shkruani si te doni. Pastaj thanë hiqni këtë fjalë, ua pranova pa problem. Hiqni këtë fjali të tërë thanë, mirë hiqeni e pranova edhe atë. E dija se nuk do ta pranojnë. Më pastaj thanë se nuk mund të shkruaj se Vucic angazhohet për paqe pasi ‘Putini i vogël’ dëshiron luftë e të tilla, iu thashë epo mirë futeni edhe atë, çfarëdo që doni futeni vetëm le të ketë komunikatë. Pastaj në fund thanë ne realisht nuk duam asgjë. Vetëm ta dini se me kënd kemi punë”.
Ai adresoi edhe çështjen e deklaratës së presidentit rus Vladimir Putin që kishte nxitur spekulime e edhe reagime të ashpra në Serbi kur kishte krahasuar Kosovën me Luhansk dhe Donjetsk.
“Në ndërkohë kanë ndodhur mjaft ndryshime, për të keq. Kjo ndoshta është edhe çështja kyç e adresimit tim të sotëm. Për shembull, situata jonë sot ka ndryshuar pas deklaratës së Putin, jo që e kishte synim të dëmtonte Serbinë, por çështjen e Kosovën e Metohisë e shtroi në mënyrë të ndryshme, duke mbrojtur interesat e Federatës së Rusisë”.
Ai paraprakisht kësaj fajësoi ish pushtetin serb që sot janë në opozitë se kishin shtruar gabim në Gjykatën Ndërkombëtare duke i kontribuar vendimit.

