Rrahman Dema, jau paha pa zanë pusinë taborreve…
Hasan Bunjaku
Babë Zeneli, që të nesërmen, i “shtrënguar”, e i furnizuar me taxhi për kalin e bukë e djathë për veten e çemerin me lira dukati, kaluer u nis për në Bijanoc, e aty, te ni nallban do ta lente kalin e do ta “zinte” pampurin (trenin) për në Shkup, për ku, në Përfaqësinë turke, ishte drejtuar që të njoftohet se çfarë i duhej rregulluar nga dokumentat për t’i marrë vesikat për dalje për Turki.
Sapo erdhi pampuri, e u nal, ky hipi në të dhe në një kupe në njërin nga 4-5 vagonat, gjeti një vend të lirë te do udhëtarë që iu dukën të jenë shqiptarë.
– Jungjatë jeta burra! Besoj qi nuk ju ngushtoj me hi ere unë qetu me juve për në Shkup, kysmet? – pyeti Babë Zeneli sapo hyni në atë kupe.
– Tungjatë! – iu përgjigj njëri, – e hajde se s’jemi me kerre me sanë, e boll tek paska ven!
– Eh, ju rrit nera! – foli Babë Zeneli, dhe zuri vend aty përballë tyre.
– Allahile, n’baftë me e ditë: pej kahit t’patëm?
– Po more qysh jo! Pej Malësisë Gollakit jam unë, Desivojc…! – foli Babë Zeneli. – Po ju?
– Ene na t’qasaj Malësije jemi, veç ma tekha pak, Priboc. Po na kokshmi kojshi t’parë more! – foli njani e nga aksenti u duk se ishin nga Hashania. – Po a Shkodriq a Bunjak je, allahile? – pyeti një më i vjetër ndër ta.
– Bunjak, u’ – iu përgjegj Babë Zeneli.
– Bunjak, a? Po allahile a asht a qish asht ni Rrahmani i Demës?
– Paj tybe Babgjyshi i jem a kanë, po u myt në Luftë me Taborret e shkijeve, qat’herë, n’vakt t’turkit, në 1887-tën sene, kur patën hi ere kah ana jonë.
– Qi, qi,qi shka m’kallzove, bash Babgjyshi jot, a?
– Po pasha natën e vorrit! Pse?
– Kemi pas nije ene na axhe te na, qi Rrahmani i Demës, jau paska pasë zanë, fikall i vetëm, pusinë taborreve t’shkijeve, e ja paha pa vra nja 4-5 asker, teri sa ju paha pa harxhit myhmati, ene se ka ra shehit, se teri qati, asni plum kushi s’e paha pa çitë n’ta, po kejt pahan pa ik teposht kah Marava…
– Po qashtu thojshin valla pleqtë tanë.
– Hallal i koftë, se beli me i dalë n’pusi tanë atine taborreve t’shkijve, asht kanë ni trimni e modhe! – e mori tashti fjalën e muhabetin një më i vjetri, e tjerët po e dëgjonin me kurreshtje. – Heee, te na n’Priboc, kallxohet ere ni mesele për to. Ai Rrahmani ish kanë burrë, trim ere gjatar qi s’e kish pa pahë shoqin në Gollak. Ene, lum ti burri, katuni jonë ish konë n’kahre me ni uk, qi jau hante gjonë gjinve e nuk dishin shka me ba. “Kmeti” i katunit tonë, demek, kryepari, ni ditë Xhumaje e paha pa zatet te Xhamija e Zarbicës, Rrahmanin e Demës, e masi konkan njoftë mirë e pahan pa pa muhabet t’mirë nermjet veti, ju paha pa kajtë Rrahmanit për punën e qati ukit qi po jav tferravke gjonë. Nejse, muhabet hesapi e mas do ditëve, me ni sabah, “Kmeti”, masi va paska çelë trinën e gjanë t’oborrit gjove për me i qit n’kullosa, për qidi, asnjo pej gjove jo për t’ju afrue daljes. Kta gjinja e shpijes e çobant, bre me thupër e shtaga, e ato, me i vra n’gojë jo me dalë për dyrsh. Metën kejt tuj u qidit se shka asht kjo punë, e dikur kur e çovi pak kritë Kryepari përmi dyrë t’oborrit, po e sheh ni lkurë t’ukit vjerrë n’to, e vu ra n’men qi për qato, qi po tuten pej lkurës ukit as gjoja nuk po dalkan pej dirve t’oborrit, e masi ju tha çobanve qi ta hjekin at lkurë, atherë gjoja u turrën e dolën jashta oborrit. “Heee! Tashti pe e di: Demiri na e paha vra at Ukin, e na i paha kurtalisë gjonë e neve, he pardon i koftë!” – i kish pa ra n’men krieplakit, e, thojshin, për atë hatër, n’vakt t’kositmeve, konkan mledh ka ni burrë pej secilës shpi, e me kosa n’krah, va kishin kositë kejt livadhet qi i kish pa, e kish pa thanë, kodrëm kodër… Qe qishtu e kallxojshin!
– Dishka m’ka ra me nie ere mue për kit farë mesele, e, nime thojnë qi u kanë gjahtar i madh i uqve, e i kish pas vra hiç pa numër kushedisa kta damçorë – foli pak si me ndrojtje, mos po kapardiset para tyre me të bamet e Babgjyshit të tij.
– Eh, ka pah ner e burrni dikur, o kojshi se tahi, more s’do me nije ere vjerrën me t’pa! – foli ai Hashani.
(Demirovitët: fillimi i rrëfimit, ngjarja para rrëfimeve të botuara më herët, e shkruar në fund të vitit 2021)

