51-vjeçari arrestohet për veprime të turpshme me një të mitur
Një 51-vjeçar është arrestuar nga policia nën dyshimin se ka kryer vepra të turpshme me një të mitur.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasin Sh. D., 51 vjeç, banues në Synej, Kavajë, për veprën penale “Vepra të turpshme”, pasi në bazë të pamjeve të transmetuara në emisionin investigativ “Fiks Fare”, dyshohet se ka kryer vepra të turpshme me një shtetase të mitur”, njofton policia. (foto arkiv)

