Prokuroria dhe njësia speciale e policisë zbarkojnë në Komunën e Istogut

Në mëngjes, mediat kosovare paralajmëruan një aksion nga Krimet Ekonomike dhe ndërkohë rezultoi se cak paska qenë Komuna e Istogut, ku raportohet se Prokuroria së bashku me Njësinë Speciale të Policisë së Kosovës ka nisur një aksion. 

Lajmi është konfirmuar nga nënkryetari i kësaj komune, Agim Ademaj, i cili ka thënë se njësia speciale ka hyrë në këtë komunë rreth orës 10:00 dhe se për këtë i kanë informuar paraprakisht.

“Po njësia speciale është në komunë dhe është duke i kryer punët e veta. Ata kanë hyrë në komunë rreth orës 10:00. Neve na kanë informuar mëherët për këtë”, ka deklaruar ai.

Njësia speciale e policisë raportohet se po kryen aksione edhe në komunat tjera.