Një 30-vjeçar gjendet i vdekur buzë detit, ka një tatuazh në krah

Një 30-vjeçar, ende i paidentifikuar, është gjetur pa jetë buzë detit. Nga ekspertiza ka rezultuar se ai kishte hematoma në kokë, çka shton dyshimet se mund të jetë dhunuar paraprakisht.

Një shenjë që mund të identifikojë 30-vjeçarin është një tatuazh me një kafkë në njërën dorë.

Ndërkohë policia është duke punuar për zbardhjen e ngjarjes.

“Më datë 08.02.2021, në orën 11:15, në afërsi të Petroliferës, Vlorë, është gjetur i pajetë në breg të detit, dyshohet i mbytur, një shtetas i seksit mashkull, ende i paidentifikuar, rreth 30 vjeç”, sqaron policia.