Babë e bijë aksidentohen në rrugë, 25-vjeçarja nuk mbijeton

Policia ka arrestuar dy persona, të cilët një ditë më parë aksidentuan për vdekje një vajzë 25-vjeçare, ndërsa i plagosur mbeti babai i saj.

Sipas News24, viktimë e këtij aksidenti mbeti Ariola Alia, e cila ndërroi jetë në spital, ndërsa babai i saj ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Babë e bijë ishin duke ecur në këmbë në zonën e Kamzës,  kur janë përplasur nga dy automjete.

Ndërkohë sot në një njoftim, policia tha se u arrestuan shtetasit Ervin Baçe 42 vjeç dhe Mevlan Abazi 41 vjeç.

“Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve : E. B., 42 vjeç dhe M. A., 54 vjeç, pasi ditën e djeshme kanë aksidentuar këmbësoret shtetasen A. A., 25 vjeçe dhe shtetasin S. R., 58 vjeç. Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën në spital shtetasja A. A., 25 vjeçe, ndërsa shtetasi S. R., 58 vjeç, ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve”, thuhet në njoftimin e policisë.