Aksidentohen dy vetura, vdes një person

Një person ka gjetur vdekjen nga aksidenti mes dy veturave, njofton policia e Kosovës.

Zveçan 08.02.2021 – 13:25. Është raportuar për  një aksident trafiku i cili ka ndodhë në mes të dy automjeteve një person mashkull kosovar ka humbur jetën dhe një tjetër mashkull kosovar është lënduar dhe është dërguar për tretman mjekësor në spitalin rajonal. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse. Me konsultim të prokurorit dhe kërkesën e familjarëve trupi i pa jetë u është liruar familjarëve për ceremoni.