Një punëtor shkolle në Budrigë vdes në tualet

Një punëtor shkolle në Budrigë është gjetur i vdekur në tualetin e një shkolle tjetër. Rasti është cilësuar ‘vdekje e dyshimtë’.

Fsh. Budrigë e ulët, Pratesh 08.02.2021 – 19:00. Është raportuar se viktima mashkull kosovar në objektin e tualetit të shkollës fillore ishte gjete pa shenja jete. Viktima sipas informatave kishte qenë punëtor i një shkolle tjetër. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe ekipi mjekësor ku mjeku e ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, thuhet në raportin e policisë.