Arrestohet për korrupsion zyrtari për mbrojtjen e viktimave
Një person është arrestuar në Prishtinë për keqpërdorim të pozitës zyrtare, pasi në cilësinë e zyrtarit për mbrojtjen e viktimave i ka marrë 1490 euro nga një kliente.
Prishtinë 08.02.2021 – 10:00. Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën e lartcekur duke marrë nga viktima para në vlerë 1.490 euro për t’i ndihmuar në një procedurë në të cilën i dyshuari ishte zyrtar për mbrojtjen e viktimave të dhunës. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, thuhet në njoftimin e policisë.