Një djalë dhe një vajzë vetëvriten si në filma për një dashuri të pamundur

Një tragjedi e dyfishtë ka tronditur rajonin Shtip-Karbin, ku dy të rinj bënë vetëvrasje shkaku i një dashurie të pamundur.

Një djalë dhe një vajzë i morën jetën vetes duke u vetëvarur brenda 24 orësh për shkak të dashurisë së palejuar.

Djali 25-vjeçar dhe vajza 21-vjeçe,  në lokalitetin “Bargalla”, përkatësisht Argulica i dhanë fund jetëve të tyre sikur në filma, për një dashuri të pa realizueshme.