Personi që u vra nga rrufeja ishte duke drejtuar traktorin
Personi që vdiq nga rrufeja, në momentin kur u godit ishte duke e drejtuar traktorin në fshatin Petrovë.
Rasti êshtë cilësuar ‘vdekje e dyshimtë’
Fsh. Petrovë, Prizren 02.06.2022 – 16:32. Viktima mashkull kosovar derisa ishte duke e drejtuar traktorin, dyshohet se është goditur nga rrufeja dhe ka pësuar lëndime vdekjeprurëse. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor. Si pasojë e shkëndijës së zjarrit po ashtu është djegur edhe ngarkesa që kishte në traktor. Zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe e kanë shuar zjarrin. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion, thuhet në njoftimin e policisë.

