Moti: Fundjava me diell, nga e hëna shi e shtrëngata

Fundjava parashihet të ketë mot relativisht stabil, me diell dhe i nxehtë, ndërsa pasditeve mund të ketë rrebeshe dhe bubullima.

Sipas Prishtina Weather, nga java e ardhshme parashihet prishje e motit.

4.06 – Nxehtë e pjesërisht vranët. Pasdite me mundësi për rrebeshe shiu e bubullima.

5.06 – Kryesisht me diell e nxehtë. Pasdite vende-vende priten edhe zhvillime të rrebesheve me bubullima.

6.06 – Mot jostabil, kryesisht me vransira, e priten zhvillime të shtrëngatave me shi. Vende-vende reshjet mund të jenë më intensive dhe me breshër.

7.06 – Kryesisht me vransira, e pasdite me kushte për rrebeshe shiu e bubullima.

8.06 – Kryesisht me vransira, e nga mesdita priten zhvillime të shtrëngatave me shi.

Temperaturat minimale luhaten ndërmjet 13C e 16C, ndërsa maksimalet në fundjavë luhaten ndërmjet 30C e 33C, e deri të mërkurën zbresin në 25C.

Era fryn kryesisht nga krahu verior, lehtë dhe mesatarisht 5-12m/s.