Ish-kryetari arrestohet me 20 kg drogë
Mësohet nga burime pranë policisë italiane se në një operacion anti-drogë është arrestuar një shtetas shqiptar.
Burime për Report Tv bëjnë me dije se ai është prezantuar me emrin Agim Kajmaku, i ditëlindjes 6 korrik 1971, ish-kryebashkiaku i Vorës.
Ai është arrestuar 27 maj 2022 me 20 kg kokaine në zonën e San Benedeto del Tronto. Operacioni vijon dhe Italia ka ërkuar edhe ndërhyrjen e Policisë Shqiptare./ Report tv


