Mimoza Kusari e rehaton përkrahësen e saj në bordin e SHSKUK

Qeveria në largim e Republikës së Kosovës e udhëhequr poashtu nga kryeministri në largim, Albin Kurti, ka shkarkuar sot Bordin e SHSKUK-së, duke emruar menjehër bordin e ri, raporton Gazeta NewBorn.

Në media u raportua se në bord u emrua Mirsad Shkreta, ish-kandidat i Vetëvendosjes për deputet, por që nuk kishte arritur të bëhet deputet.

Ai si anëtar i Bordit të SHSKUK-së u emrua si përfaqësues nga Ministria Shëndetësisë.

Por jo vetëm kaq, Shkreta nuk është i vetmi që ka lidhje me Vetëvendosjen. Lidhje të mira me deputetën e Vetëvendosjes, Mimoza Kusarin ka edhe Diana Dafota, e cila poashtu është emruar në këtë bord, raporton Gazeta NewBorn.

Ky është shpërblimi që sot Albin Kurti si kryeministër në largim ia bëri kryetares së Alternativës, e cila ka garuar me Vetëvendsojen në zgjedhjet e 6 tetorit.

Madje Gazeta NewBorn, mëson se Daofta ishte mbështetëse e Alternativës dhe përkrahëse e Mimoza Kusarit edhe si deputete por edhe në kohën kur Mimoza Kusari ishte kandidate për kryetare të Gjakovës, pasi që Dafota vjen nga Gjakova/Gazeta NewBorn/