Gjyqtari i Superligës mbron Kurtin në grupin #meKryeministrin – A do të suspendohet?

Gjyqtari i Superligës së Futbollit të Kosovës, Dardan Çaka, e ka mbrojtur kryemninistrin Albin Kurti, në grupin tashmë të famshëm #meKryeministrin, raporton portali Mediafokus.info.

Çaka ka shkruar në superlativ për Kurtin, duke thënë se është person që e përfaqëson me dinjitet.

“Dinjiteti vjen prej brenda nesh” – kryeministri. E kush tjetër na përfaqëson më me dinjitet? ASHKUSH”, ka shkruar gjyqtari i Superligës, Dardan Çaka, transmeton Mediafokus.info.

Federata e Futbollit të Kosovës e pati suspenduar gjyqtarin Qendrim Vata, i cili e kishte ofenduar kryeministrin Kurti, por si do të veprojë tash kur një gjyqtar tjetër, publikisht, ka mbrojtur kreun në detyrë të ekzekutivit, mbetet të shihet.

Përndryshe, grupi i hapur në rrjetin social Facebook #meKryeministrin, është përdorur edhe për t’i linçuar kundërshtarët politikë të Albin Kurtit. /Mediafokus.info/