Dënohen me burgim dhe me gjobë dy të akuzuar me iniciale të njëjta
Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykimin kundër të akuzuarve R.A.1 dhe R.A.2, të akuzuar sipas Aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Prishtinë.
I akuzuari R.A.1 është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim unik me burgim në kohëzgjatje prej 2 vitesh për veprat penale ‘Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë’, ‘sulmi ndaj personit zyrtar’, ‘përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm’ dhe ‘mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’.
Të akuzuarit R.A.1 do t`i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim nga data 19.02.2022-13.06.2022.
I akuzuari R.A.2 është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me gjobë në shumën prej 500 euro për veprën penale ‘asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë’, të cilin dënim do ta paguaj në afat prej 15 ditësh, nga dita kur aktgjykimi merr formën e prerë.
Kundër këtij aktgjykimi palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në afat prej 15 ditëve, në Gjykatën e Apelit përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë, thuhet në njoftim.

