Mbi 6 mijë fëmijë lindën brenda tre muajve në Kosovë, dominojnë meshkujt

Gjatë tre muajve të parë të vitit, nga janari deri në mars, në Kosovë kanë lindur gjithsej 6 mijë e 465 fëmijë.

Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), vetëm në muajin janar kanë lindur 2.308 fëmijë, prej tyre 1.196 janë meshkuj dhe 1.112 femra.

Në muajin shkurt janë regjistruar 2.002 lindje, ku 1.030 janë meshkuj dhe 972 femra.

Ndërsa, në muajin mars kanë lindur 2.155 fëmijë, prej tyre 1.113 janë meshkuj dhe 1.042 femra.