Ndahet nga jeta arsimtari në pension Hafiz Hasani

Është ndarë sot nga jeta në moshën 71-vjeçare, Hafiz Hasani nga Vërbica e Zhegocit.

Hafizi ka punuar mësimdhënës në fshatin e tij të lindjes për shumë vite, ku ka kontribuuar në arsimimin e brezave, sidomos në përfshirjen e rinisë në shkollim.

Ai do të mbahet mend për kulturën e komunikimit, mirësjelljen dhe mesazhet që përcillte te nxënësit, bashkëvendësit dhe miqtë e tij, ngado.

Hafiz Hasani ka jetuar në Prishtinë me familje, viteve të fundit, por asnjëherë nuk u shkëput nga vendlindja.

Trupi i tij varroset nesër, më 5 maj, me ikindi, në fshatin Vërbicë e Zhegocit./Mediafokus