Gjykata e dënon me burgim të përjetshëm vrasësin e Donjeta Pajazitajt

Gjykata Themelore në Ferizaj e ka dënuar me burgim të përjetshëm Naser Pajazitajn, i akuzuar për vrasjen e Donjeta Pajazitajt, në nëntor të vitit 2015.

Aktgjykimi u shpall sot në këtë gjykatë nga kryetari i trupit gjykues, Ibrahim Idrizi, raporton Betimi për Drejtësi.