Bashkëshorti i kandidates së VV-së për deputete merr projekt 2500 euro nga Ministria e Kulturës
Dorajet Imeri, bashkëshorti i Pranvera Jusufi-Imerit, kandidates për deputete nga Lëvizja Vetëvendosje në zgjedhjet e 7 qershorit 2026, është njëri nga përfituesit e mbështetjes financiare të Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit për projektet në fushën e artit dhe kulturës sipas listës preliminare.
Sipas dokumentit që është publikuar nga Ministria që udhëhiqet nga Saranda Bugojevci, Imerit i janë aprovuar 2 mijë e 500 euro për projektin “Kosovo & Art Soft Power Forum 2026”.
ri i Imerit figuron në pozitën e pestë në listën e kategorisë së tretë, e cila përmban aplikantët e suksesshëm në thirrjen publike për projekt-propozime në fushën e artit dhe kulturës për vitin 2026.
Dokumenti mban datën 23 tetor 2026 dhe përcakton shumën prej 2 mijë e 500 eurosh si shumë të aprovuar për projektin e tij.

Imeri është bashkëshort i Pranvera Jusufi-Imerit, e cila garoi për deputete nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet e 7 qershorit 2026, por që nuk arriti që të merrte votat e nevojshme për t’u bërë ligjvënëse. Në listën e VV-së kishte numrin 47 dhe mori 9 mijë e 885 vota.

Ajo ka shërbyer në Ministrinë e Bujqësisë gjatë kohës sa Ministër ka qenë Faton Peci dhe në Ministrinë e Sportit dhe Rinisë që drejtohet nga Blerim Gashani.
Ndërkohë, Dorajet Imeri here pas here shfaqet edhe në studio televizive, ku mbron qëndrimet e partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje. Ai është i angazhuar edhe si Profesor Asistent në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, përkatësisht në Fakultetin Filozofik.

