Eh, more burrë i fortë, a mendove se t’harroj a?
Në përvjetorin e ditëlindjes, djali nga Gjilani e ka rikujtuar me shumë ndjeshmëri babain, duke dhënë kështu një mesazh të fuqishëm për të gjithë ata që ende i kanë prindërit gjallë, ose tashmë u kanë vdekur.
Eh, more burrë i fortë, a mendove se t’harroj a? A mendove se unë biri yt e harroj forcën e karakterit tand, mirësinë e shpirtit tand?
E qysh me harru dijen dhe mençurinë tande, guximin dhe bujarinë tande, vujtjet, durimin, por edhe gëzimet tua?
Qysh me harru mësimin, drejtësinë, dashninë, urimet dhe bekimet tua për neve e për të gjithë?
Nuk i harroj kurrë fjalët tua të drejta që vlejnë ma shumë se çdo diplomë! Nuk i harroj kurrë t’mirat që na i ke mësu dhe ato që na i ke lanë!
Linde në muajin e verës, sikur me dashtë me na thanë, lemëni mue tash e këqyrni lulet.
Ne lulet po i këqyrim dhe n’bukurinë e tyne e shohim bukurinë e shpirtit tand, sikurse edhe në gurët, lisat, malet dhe kodrat që i ke shkelë.
Vitet po shkojnë e stinët po ndërrojnë, e shpirti yt u prehtë në paqë, atje me lulet e parajsës!
Për Ditëlindjen tuaj Babi! – ka shkruar Ismajl Veliu.
Baba i tij, Rami Veliu ndërroi jetë para një viti e gjysmë, në moshën 70-vjeçare.
Ramiu, tërë jetën e tij ia kushtoi shëndetësisë, për çka ishte nderuar me Mirënjohje nga Komuna e Gjilanit. /Mediafokus.info

