28-vjeçari që i mashtroi qytetarët për termine të vizave përfundon në pranga

Policia e Kosovës ka identifikuar dhe arrestuar të dyshuarin A.B. (1994) pasi që ai, në intervale të ndryshme kohore, nga muaji dhjetor 2021 e deri në maj 2022, ka mashtruar 12 persona, të cilëve u ka marrë shuma të ndryshme të parave, duke premtuar termine për viza pune në ambasadën e një shteti të huaj në Kosovë.

Shuma e përgjithshme dyshohet të ketë përfituar përmes mashtrimi, është rreth 41,100 euro.

“I dyshuari është intervistuar në prezencën e avokatit mbrojtës, të angazhuar sipas detyrës zyrtare dhe pas përfundimit të procedurave policore, i njëjti është ndaluar për 48 orë me aktvendim të lëshuar nga Prokurori i shtetit”, thuhet në njoftimin e policisë.