A mbushemi mend najherë?
Profesoresha dhe ish-këshilltarja komunale në Gjilan, Festa Shabani Tahiri ka zgjedhur ta kalojë fundjavën në natyrë, së bashku me fëmijë e familje, por është dëshpëruar me gjendjen si e ka gjetur ambientin, shkruan Mediafokus.info
Sigurisht që e zhgënjyer, ajo ka bërë një postim ku pyet: A mbushemi mend najherë.
Postimi i plotë:
Prej nga po na buron tërë kjo pakujdesi ndaj natyrës?
A thua vallë kur do mbushemi mend njëherë e mirë që mbeturinat e lëmshin që e krijon ti?
Mbaje në përgjegjësi ti e lëre vendin ashtu siç dëshiron me e gjet.
Dje me familje (fëmijë) ikëm nga monotonia, asfalti e qendrat tregtare, për relaksim në një nga pasuritë e vetme në Gjilan, atë të Pogragjës, ku dhe vet si fëmijë e kemi frekuentuar thuajse 3 herë përgjatë muajit, por tejet dëshpëruese kur e gjen vendin në gjendje të tillë….
Nejse na mori pak kohë pastrimi por më pas e shijuam këtë vend fantastik për të cilin jemi me fat që e kemi kaq afër.
Prindër, edukatorë, mësues e profesor le të mbjellim edukatën e ruajtjes së ambientit qysh nga moshat e hershme, ndërkaq inspekcion vepro tek të “rriturit” që ndotin vendin e ajrin.
Komuna urgjentisht duhet të merr masat për investime serioze dhe ta rikthej në një vend turistik për regjionin tonë.

