Familja kërkon ndihmë për gjetjen e anëtarit të saj të zhdukur para dy javësh

56-vjeçari Driton Strana nga Vushtrria, është zhdukur prej dy javësh dhe nga ajo kohë familja nuk di asgjë për vendndodhjen e tij. 

Sipas Shukriut, vëllait të tij, Dritoni kishte shkuar te motra për të pirë kafe dhe asaj i kishte thënë se po kthehet në shtëpi, por nuk është kthyer.

“Më 9 shkurt, rreth orës pesë e gjysmë ka dal nga shtëpia. Ka pi kafe te motra, i ka thënë po shkon në shtëpi por nuk është kthyer më”, tha ai për Express.

“Që dy javë është zhdukë, nuk e kemi asnjë lajm për të, e kemi kërkuar te të afërmit por nuk është gjetur. Rastin e kemi raportu edhe në polici”, shtoi ai.

Dritoni është i pamartuar dhe me vete s’ka pasur telefon apo dokument identifikimi. Sipas familjarëve, Dritoni ka probleme mendore, por jo të shkallës së lartë.

Kur ka dalë nga shtëpia, Dritoni ka pasur të veshur një xhaketë ngjyrë kafe, farmerka dhe atlete të kaltërta.

Kushdo që ka informacione për vendodhjen e tij, mund ta kontaktojnë numrin e shkruar në këtë lajmërim, ose policinë.