Edukatorja e fshatit Shurdhan kërkon ndihmë për mjekimin e nxënësit Erblin Zahiri

Nxënësi i shkollës fillore në Shurdhan të Gjilanit, Erblin Zahiri, ka thyer dorën dhe ka nevojë për ndihmë, sepse duhet t`i vendoset një shufër.

Edukatorja e tij, Valentina Jashari ka kërkuar nga familjarët dhe miqtë që të ndihmojnë me një shumë simbolike, meqë familja e Erblinit nuk mund t`i përballojë vetë shpenzimet.

Postimi i plotë i edukatores:  

Te nderuar familjar, miq dhe dashamire

Kerkoj qe ti dalim ne ndihme nxenesit te shkolles Bajram Curri ne Shurdhan Erblin Zahiri i cili momentalisht ka nevoje per ndihmen tone pasi qe e ka lenduar rende doren dhe duhet ti vendoset nje shufër.

Familja e Erblinit nuk mundet t`i perballojë shpenzimet.

Une si edukatore e fshatit kerkoj nga ju qe keni mundesi të ndihmoni me një shumë simbolike!

Te hollat që vendosni mi dhënë i dërgoni te Caffe Bar 2000 – Gjilan, sot ose neser. Nënshkruajeni shumën. Mjetet të enjten i dorëzohen familjes, kurse të premtën Erblini hyn në operacion.

Me respekt, edukatorja Valentina Jashari./Mediafokus.info