Ku shkojnë gjilanasit, pse n’Gjilan nuk rrinë

Agjencia e statistikave të Kosovës ka publikuar raportin e migrimit të kosovarëve për vitin 2021, prin Gjilani.

Gjatë kësaj kohe janë larguar nga Kosova 42.728 persona.

Prej këtij numri prinë komuna e Gjilanit me 4 mijë e 320 qytetarë të cilët e braktisën vendin.

Gjilani pasohet nga Suhareka, Prizreni, Prishtina, Vushtrria, Malisheva, Gjakova dhe Podujeva.

Qytetarët thanë se arsyeja e këtij migrimi është papunësia.

Gjilani, edhe në të kaluarën ka pasur numër të madh mërgimtarësh, llogaritet mbi 50 mijë.

Gjilani njihet si qytet kurbetçarësh. Këtu edhe një rrugë mbanë emrin mërgimtarëve. /Mediafokus.info