Ekspertët e OBSH në Wuhan: Nuk përjashtohet mundësia që virusi të ketë dalë nga laboratori

Ekspertët nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) arritën në Institutin e Virologjisë në Wuhan si pjesë e hetimit për origjinën e koronavirusit. Instituti ka disa laboratorë të sigurisë së lartë, ku studiuesit po punojnë për koronavirusët.

Ata thonë se po marrin të dhëna të cilat askush nuk i ka parë më parë dhe nuk kanë përjashtuar mundësinë që virusi të kishte dalë nga një laborator.

Dr Peter Daszak, pjesë e misionit të vazhdueshëm të OBSH-së, i tha Sky News: “Ne po shohim informacione të reja, janë gjëra shumë të vlefshme që po na ndihmojnë të shohim drejtimet e duhura për këtë virus”.

Ai tha se vizitat në Kinë po ofronin informacion të vlefshëm, veçanërisht tregun e prodhimeve të detit Huanan, ku u grumbulluan rastet e para të COVID- 19 ishin grumbulluar.

“Ne jemi në treg duke kërkuar përreth dhe duke bërë pyetje, po takohemi me menaxherë të tregut, me shitës që kanë punuar atje dhe njerëz nga komuniteti duke u bërë pyetje”.

Misioni i OBSH arriti në Wuhan pas më shumë se një viti pasi filloi shpërthimi atje. Por shkencëtarët kinezë kanë kryer ndërkohë hulumtimet e tyre për origjinën e COVID-19.

Ish-presidenti amerikan Donald Trump ka akuzuar vazhdimisht institutin për përhapjen e virusit që shkaktoi Covid-19, duke shkaktuar pandeminë globale.