Faton Peci: Fëmijët e mi po bullizohen në shkollë për shkak të mbiemrit

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka thënë se për shkak të disa raportimeve mediale në lidhje me mbiemrin Peci, fëmijët e tij po bullizohen në shkollë.

Peci tha se stigmatizimi i fëmijëve të tij në shkollë është gjëja që e ka prekur atë më së shumti.

“Më ka preokupu edhe që dy fëmijët e mi në shkollë kanë filluar të stigmatizohen për shkak se të kujt janë dhe çfarë mbiemri mbajnë. Kjo është pjesa që më ka prek. Ky raportim medial i shtynë shokët e shoqët e fmijëve të mi t’i përqeshin fëmijët e mi”, tha ai në Kanal 10.

Tutje ai tregoi se nga e ka prejardhjen mbiemri i tij, duke shtuar se mbiemri më i përdorur në Mitrovicë është mbiemri Peci.