Ekskluzive: Lutfi Haziri konfirmon se nesër nënshkruhet marrëveshja

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka konfirmuar ekskluzivisht për Mediafokus.info se të dielën do të arrihet marrëveshja.

“Të hënën duhet me shku me e zgjedh Qeverinë. Angazhimet janë të mëdha. Besoj që nesër arrihet marrëveshja”, ka thënë Haziri për Mediafokus.info.

Gjatë ditës, u raportua se Glauk Konjufca do të japë dorëheqje si pjesë e marrëveshjes LDK-Vetëvendosje për bashkëqeverisje dhe në krye të Kuvendit do të vijë Vjosa Osmani.

Ndryshe, Glauk Konjufca është zgjedhur kryetar i Kuvendit të Republikës para një muaji, ku pos deputetëve të Vetëvendosjes, u votua edhe nga ata të LDK’së./MediaFokus/