Mbytet në Durrës një 19-vjeçar

Një 19-vjeçar dyshohet të jetë mbytur në detin e Durrësit.

Mësohet se i riu është futur në det për të shpëtuar dy të rinj të tjerë, nga 15 vjeç, të cilët ishin duke u mbytur, por nuk ka mundur të dalë vetë.

Dy 15-vjeçarët kanë dalë nga ujërat dhe janë jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë që ‘shpëtimtari’ nuk ka mundur të dalë.